Kraki tregon strategjinë e re të Serbisë: Do me çdo kusht që Kosova në sytë e botës të paraqitet si shtet jofunksional


Analisit Nezir Kraki, në një intervistë për RTV Ora është shprehur se Serbia në Ballkan ka pasur strategji dhunuese e poshtërimi.

Sipas tij strategjia e re që ka Serbia është që Kosova të paraqitet në syt e botë si shtet jofunksional.

Nezir Kraki: Problemi që kemi pasur në Ballkan është se Serbia ka pasur strategji dhunuese, strategji që ka pasur në thelb, dhunën, refuzimin, poshtërimin dhe tash strategjia e re e Serbisë është që Kosova duhet me çdo kusht të paraqitet në sytë e botës si jofunksionakl.

Kraki u shpreh se Serbia vitet e fundit ka arritur sukses të madh diplomatik duke qenë se ka “mbajtur njërën këmbë në Moskë e tjetrën në Bruksel”

Nezir Kraki: Serbia ka aktivizuar njerëz, fonde lobues që ta fus në këtë trekëndëshin Serbi-Kosovë-Shqipëri, të fus Shqipërinë në mënyrë që të eklipsohet Kosova dhe të arrihet ajo pika që ka qenë në kohën e Millosheviçit që të flitet për shqiptarët në ish-jugollasvinë. Në atë kohë shqiptarët jashtë Shqipërisë konsideroheshin pakica. Ëndrra e Serbisë ka qenë të degradohet statusi i Kosovës në sytë e opinonit botëror. Serbia paraqitet si faktor stabilizues, pasues, duke mbajtur njërën këmbë në Moskë, tjetrën në Bruksel ka arritur sukses të madh diplomatik. Diplomatikisht vetëm Serbia ka  marrë suksese këto vitet e fundit.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini. 

EMISIONET