Kraki: Është komplet një kamp, për mision ka të alarmojë opinionin se Kosova është në rrugë të gabuar
Në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", Nezir Kraki, kantidati për deputet në partinë 'Vetëvendosja', për të folur për zgjedhjet në Kosovë, atë që pritet të ndodh të dielën e ardhshme dhe për të komentuar deklaratën e Richart Grenellit për Kurtin.
"Mesa kemi parë nuk ka ende të dërguar special të Amerikës n Ballkan, nuk ka qartësi ende sepse ata sapo kanë ardhur në pushtet. Për mua është më tepër mendim personal dhe mesa kemi kuptuar Ballkani dhe Kosova nuk janë në portofolin diplomatik apo të misioneve speciale.
Tani ai mendon që po i'a bën një favor ish pushteteve duke shprehur dhe alarmuar opinionin.
Pastaj ka zëdhënës këtu, sepse ai nuk thotë diçka të re, këta i'a dërgojnë atij. Këta i marrin e i bëjnë lajme shqip.
Këtu në Kosovë është komplet një kamp, i cili për mision ka të alarmojë opinionin se Kosova është në rrugë të gabuar e se do të bëj luftë", u shpreh Kraki.