Kovaçevski: Njerëz që e konsiderojnë veten ekspertë të integrimit kanë nxitur një histeri në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski  deklaroi sot në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me liderët e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, tha se propozimi francez për zhbllokimin e vetos bullgare në këtë formë është i papranueshëm. 

Ai u ka dërguar mesazh qytetarëve të Maqedonisë që të jenë të qetë, ndërsa liderëve evropianë pakënaqësi për rrjedhën e ngadaltë të integrimeve evropiane.

Shefi i qeverisë maqedonase foli edhe për një histeri në vendin e tij pas të cilës sipas tij qëndrojnë të ashtuquajturit ekspertë të proceseve integruese.

Kovaçevski: Lidhur me atmosferën e takimit, sa më afër vendet aq më mirë e kuptojnë mjedisin në të cilin zhvillohen disa bisedime dhe aq më njohuri të thelluara kanë në raport me çështjet që janë në lojë. Diskutimi ishte konstruktiv me mundësinë që në të ardhmen do të ketë më shumë mirëkuptim dhe që procesi i zgjerimit do të mbështetet terësisht në meritë ashtu siç është shkruar dhe që çështjet dypalëshe nuk do të jenë çështje e integrimit shumëpalësh. Po pyesni për qëndrimet për të ardhmen. Ne vërejtëm një histeri shumë të madhe në Maqedoninë e Veriut dhe jam shumë i befasuar që njerëz që e quajnë veten ekspert, që mendojnë si e dinë si shkojnë proceset e integrimit europian janë ata që kanë nxitur histerinë më të madhe në vend dhe siç rezultoi as nuk e kuptojnë si hartohen propozimet, si përcillen e komunikohen dhe si ndahen ato midis vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Ose e kanë bërë këtë gjë se kanë diploma false ose e kanë bërë sepse kanë ndonjë interes tjetër dhe shpresoj fort që këto të mos jenë interesa të vendeve të palëve të treta.

EMISIONET