Kosovë/ Deputetët e Listës Serbe largohen menjëherë nga seanca sa bënë regjistrimin

Kosovë/ Deputetët e Listës Serbe largohen menjëherë nga

Deputetët e Listës Serbe, të cilët u paraqitën në seancën e sotme në Kuvend, për herë të parë pas më shumë se pesë muajsh, kishin një synim mosdjegien e mandateve.

Porsa janë regjistruar, pas pesë minutash ata e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ata janë pyetur në hollin e Kuvendit nga mediat për arsyen e largimit nga Kuvendi, por të njëjtit nuk janë deklaruar.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

EMISIONET