Kosovari në Gjermani akuzohet se u vodhi miliona euro klientëve me një CallCenter

Kosovari në Gjermani akuzohet se u vodhi miliona euro klientëve me

Një bandë ndërkombëtare ka vjedhur disa miliona euro nga investuesit gjermanë dhe austriakë. Së shpejti njëri nga liderët e kësaj bande pritet të paraqitet në gjykatë në Gjermani.

Kundër 34-vjeçarit, që ishte shef-ekzekutiv i CallCenterit në Kosovë, është ngritur aktakuzë, ka njoftuar Prokuroria në Bamberg të mërkurën, raporton agjencia DPA.

Gjykata në Augsburg do të vendosë nëse do të pranojë akuzat dhe nëse do të hap rastin.

34-vjeçari akuzohet për mashtrim komercial dhe mashtrim në grup, ai mund të dënohet deri me dhjetë vjet burgim.

Banda thuhet se ka operuar në disa platforma tregtare dhe një CallCenter ka drejtuar ku flitej për investimet e supozuara me investuesit e interesuar.

34-vjeçari thuhet se është përgjegjës për shkaktim të dëmit mbi 4 milionë euro për disa gjermanë dhe austriakë dhe duhet të jap përgjegjësi për këtë. Banda vodhi shuma prej dhjetëra miliona euro nga personat që flisnin gjuhën angleze.

Në mars të vitit 2021 Policia e Kosovës arrestoi 18 persona në Prishtinë e Ferizaj, në lidhje me rastin. Arrestimi ishte bërë në bashkëpunim me autoritetet bavareze. 

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se në aksionin e nisur më 31 mars, nëpër “call center” në Prishtinë e Ferizaj, shuma e parave të ngrira kishte arritur në 2.4 milionë euro. /koha.net/

 

EMISIONET