Kosova përballë ''problemeve'', Veliu: Banka, degët e së cilës u mbyllën ishte pa licencë
Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora Neës u shpreh se banka, degët e së cilës u mbyllën ditën e djeshme ishte pa licencë.
Veliu: Veprime të tilla janë të njëpasnjëshme që nga vjeshta e vitit të kaluar apo edhe një viti më herët.
Veprime të cilat me apo pa qëllim bëhen kundrejt interesit të përgjithshëm të Kosovës.
Pra janë disa veprime që në sy të parë, po ti shohim veprimet e qeverisë dhe të kryeministrit Kurti janë shumë të drejta, mirëpo janë veprime të cilat shkojnë në kundërshtim me vendimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të pa koordinuara në asnjë mënyrë.
Është shumë e saktë që banka, filialet e së cilës janë mbyllur ditën e djeshme ka qenë një bankë që ishte e palincesuar.
Mirëpo nuk është gjetur momenti kur duhej të merreshin veprime të tilla.