Kosova në KE, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë

Kosova në KE, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot është duke e udhëhequr seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Seanca është thirrur me rastin e vendimit të Prishtinës për të aplikuar për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Këshilli i Evropës.

Një veprim të tillë Vuçiç e paralajmëroi gjatë një deklarate për mediet pas darkës joformale në Bruksel, ku morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka konfirmuar se Prishtina do ta aplikojë për anëtarësim në këtë institucion.

Me shqetësim, Vuçiç ka thënë se situata për Serbinë është komplekse dhe se kjo gjë është shkelje e të gjitha normave ndërkombëtare.

Ai madje është ankuar se nuk janë zhvilluar bisedimet për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë për më shumë se 3,310 ditë.

EMISIONET