"Kosova do të kërkojë anëtarësimin në BE", Kurti: Në dhjetor dorëzojmë aplikimin zyrtar në Bruksel

Siç kishte paralajmëruar, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në dhjetor. Kreu i qeverisë në intervistën për gazetën gjermane tha se Kosova do të gjendet në mes të vendeve ish-sovjetike që kërkojnë distancim nga Rusia.

"Kosova do të kërkojë anëtarësimin në

Kryeministri Kurti është shprehur për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor.

Ai ka bërë të ditur se Kosova do të jetë në mesin e shteteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë që do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim.

Sipas tij, qëllimi i marrëveshjes së fundit për targat me Serbinë ishte fillimi i shpejtë i negociatave.

Kryeministri Kurti e kishte anunçuar më herët lajmin e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë një konference për mediet me kancelarin gjerman Olaf Scholz në muajin qershor.

Gjithashtu Kurti foli rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë ku anulua zbatimi për implementimin e fazës së dytë të vendimit për targat, që përfshinte dënimin e shoferëve më targa ilegale KM.

Temat e tjera të intervistës kishin të bënin me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë për politikën e jashtme të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

EMISIONET