Konjufca: Serbia e ka përdorur dinarin për t’i shantazhuar serbët e Kosovës

Konjufca: Serbia e ka përdorur dinarin për t’i shantazhuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se heqja e dinarit si valutë në Kosovë, i ndihmon integrimit të komunitetit serb.

Ai ka thënë se përmes sjelljes së dinarit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes Listës Serbe i ka shantazhuar qytetarët e këtij komuniteti në Kosovë. Sipas tij, dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë ose monedhë.

“Dinari ka qenë instrument të cilin dikush e ka sjell fizikisht prej Beogradit, me kombi dhe aty disa zyrtarë të Vuciqit përmes Listës Serbe, kanë ardhur te shtëpia t’i kanë dhënë paret, të kanë këqyrë pak mrrolshëm dhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd. Kjo është arsyeja fizike e shpërndarjes së dinarit. Nuk është thjeshtë beteja e mirëqenies. Është ushtrimi praktik i Listës Serbe dhe Beogradit te secila familje. Për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që shteti jon ta rregullojë. Kjo i ndihmon integrimit sepse e godet pikërisht manipulimin fizik që me u shku njerëzve në familje më i pyet se me kë janë politikisht”, ka thënë ai.

EMISIONET