Konjufca në Hagë. Kreu i Kuvendit takon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Konjufca në Hagë. Kreu i Kuvendit takon ish-krerët e

Kryetari i Kuvendit të Kosovë Glauk Konjufca, do shkojë këtë  në Hagë për të  takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e njoftoi para disa ditësh këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, i cili ka njoftuar se po ashtu dhe ai do të jetë i pranishëm gjatë vizitës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, njoftoi ai.

Lidhur me këtë vizitë, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër sesi po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

Konjufca ka deklaruar se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK’së, pasi sipas tij ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë, si dhe nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri.

“Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ka deklaruar Konjufca.

Në Hagë, ish-liderët e UÇK-së, pos vizitave nga anëtarët dhe deputetët e PDK-së, janë takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Por ata kanë refuzuar një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

EMISIONET