Komisioni i Venecias i thotë po vettingut – pjesërisht në Kosovë

Komisioni i Venecias i thotë po vettingut – pjesërisht në

Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, pjesërisht, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë.

Ky Komision, në opinionet parafinale, e që i ka parë KOHA, ka rekomanduar ndryshime legjislative që do të përmirësonin sistemin aktual të verifikimit të zyrtarëve në drejtësi, në veçanti për deklarimin e pasurisë dhe forcimin e njësive të vettingut brenda Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Ndërsa, vetting, me ndryshime kushtetuese, ka thënë se mund të bëhet vetëm për krerët në sistemin të drejtësisë – kryeprokurorët dhe kryetarët e gjykatave.

Komisioni ka theksuar se një reformë e gjyqësorit në vend është “me të vërtetë e nevojshme”. Këtu ka përfshirë forcimin e kontrollit efektiv të integritetit, duke shtuar se kjo megjithatë mund të bëhet në nivel të ligjeve të zakonshme.

Opinioni pritet të bëhet publik së shpejti.

Në Vetëvendosje është folur gjatë për vettingun. Ky proces ka qenë një prej shtyllave kryesore për të cilat ka folur kryeministri Albin Kurti në fushatë. /Koha.net/

EMISIONET