"Koha jonë Amerika!" Ngjela për tensionet në veri: Kush mund të bëjë luftë me SHBA? Garancia e Kosovës

Pavarësisht tensioneve të herëpashershme në veri të Kosovës, avokati Spartak Ngjela nuk parasheh ndonjë përshkallëzim të mundshëm që mund të çonte deri në luftë, sikundër edhe ka artikuluar kryeministri Kurti.

Për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, ai thotë se garanci për sigurinë e Kosovës është Amerika, pasi është një shtet që e ka krijuar vetë.

Ngjela: Kush mund të bëjë luftë me Amerikën, nuk ka mundësi. Amerika është garancia dhe kur është zhvilluar lufta e Kosovës Rusia ka abstenuar në Këshillin e Sigurimit. Ata vijnë vërdallë se kështu e kanë zakon vendet sllave dhe ortodokse, gënjejnë, janë pa ndonjë personalitet individual, janë te Putini. Putini s'ka dalë ende nga kuaz-itirania, është gati tirani. Duke qenë keq me pushtetin e tij krijon lojëra të tilla, Luftë Botërore do bëjnë ata?  Nuk munden dot, gjëra që si mban logjika normale por politika i mban.

Ngjela thotë se Presidenti serb ndjek linjën e Millosheviçit por nuk kalon dot vijën e kuqe.

Ngjela: Presidenti i Serbisë është në vijën politike të Millosheviçit por nuk kalon deri atje. Sa i përket formimit të vet politik ai ecën me doktrinën e Millosheviçit. Doktrina e Millosheviçit, ka qenë se nëse ne  lëshojmë Kosovën dhe fillon dhe merr formë normale bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, nëse shqiptarët kalojnë te Arbëria në konceptet territoriale, nuk ka Serbi më ose shkon drejt shpërbërjes. Ne kemi mbrojtje amerikane, kot e kanë. Ai është shtet i krijuar nga  Amerika në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe mënyra si mbrohet e dinë ata.

Sa i takon marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, avokati thotë se këto marrëdhënie janë normale përsakohë ajo mban qëndrim normal ndaj Kosovës.

Ngjela: Marrëdhënia jonë me Serbinë është ajo që ka qenë. Nuk ka krizë. Marrëdhënia jonë me Serbinë kalon në krizë kur ata nuk mbajnë qëndrim normal për Kosovën. Janë dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht që kundërshtarët do të jenë të shqetësuar. Do ta lejojnë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor të marrë gjithë territorin e saj, gjithë etninë e saj? Kanë etni të madhe shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, ju e dini. Ka disa shtete që kanë përqindje të madhe shqiptare. Gjithë kjo histori që është konfiguruar kështu ka qenë me forcë kundër nesh se nuk kemi pasur përkrahje. Koha jonë ka dalë Amerika dhe nuk ka dalë rastësisht. Nuk tërhiqen kollaj superfuqitë, aq më tepër superfuqia unikale e botës në një konflikt që merr pjesë vetë dhe është fitimtare.

EMISIONET