Kisha serbe njeh autoqefalinë maqedonase, Patriarku Porfirije i dha fund përçarjes 55-vjeçares

Kisha serbe njeh autoqefalinë maqedonase, Patriarku Porfirije i dha fund

Kisha Ortodokse Serbe ka njohur atë të Maqedonisë së Veriut si të pavarur ditën e sotme, të cilën Shkupi e ka lexuar si dhënien e identitetit maqedonas i cili gjendet në kalvarin e kontestimit bullgar.

Kisha Ortodokse Serbe ka njohur zyrtarisht autoqefalin e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Ngjarja e cila i jep fund përçarjes mes ortodoksëve të lindjes u shënua të martën në një liturgji të mbajtur nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Në fjalën e tij ai tha se pas përfundimit të dokumenteve ligjore do të përgatitet një akt zyrtar i cili do u drejtohet edhe kishave të tjera ortodokse.

Patriarku serb tha se priste që edhe kishat e tjerë ta njihnin pavarësinë e Kishës Maqedonase.

Porfirije: Vëllezër dhe motra, jemi të sigurt se edhe kishat e tjera lokale do ta mirëpresin autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit.

Kryepeshkopi i Ohrit dhe gjithë Maqedonisë Stefani falënderoi anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e autoqefalisë.

Për presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski vendimi i 24 majit është historik dhe do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike.

Edhe kryeministri Kovaçevski nga Roma, ka dërguar një mesazh urimi në të cilin evidentoheshin vlerat autentike të identitetit maqedonas përmes vendimit të Kishës Serbe.

Edhe lideri i opozitës, nga radhët e VMRO-së, zoti Hristjan Mickoski gëzon të njëjtin mendim.

Të dy vendet dhe dy kombet kishtare e shënuan këtë liturgji si një akt historik, i cili vërtetoi tejkalimin e përçarjes 55-vjeçare ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase.

Më 9 maj, Patriarkana Ekumenike e njohu Arqipeshkvinë e Ohrit si kanonike.

EMISIONET