Kërcënimi serb në veri të Kosovës, Gashi: Është vendosur një standart i ri, për çështje të caktuara duhet të merret miratimi i Beogradit

Redaktori Kreshnik Gashi gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj u shpreh se qetësia e tanishme në veri të Kosovës është e brishtë.

Sipas tij provokimet politike në vazhdimësi kanë gjeneruar një situatë të tillë. Gjithashtu një ndikim ka pasur dhe dështimi institucional i qeverisë së Kosovës për me I bind qytetarët ser btë mos jenë të varur prej mesazheve politike.

Gashi tha se tashmë në zonën e veriut është vendosur një standart i ri.

Kreshnik Gashi: Situata është e qetë por është një qetësi e brishtë që vijojmë ta kemi për disa muaj në veri të Kosovës. Vjen si rezultat I provokimeve politike në vazhdimësi I provokimeve poltike që ndodhin në atë zonë dhe si rezultat I një dështimi institucional të qeverisë së Kosovës për me I bind qytetarët serb me nis me komunikuar dhe me pas një bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe jo të vijojnë të jenë të varur prej mesazheve politike. Pas të djelës në zonën e veriut është vendosur një rregull I ri një standart I ri, ku për çështje të caktuara në atë zonë duhet të merret miratimi I Beogradit në të kundërt qytetarët do të dalin në rrugë dhe qeveria e Kosovës vetëm me mjete të dhunshme mund të vendosë rendin dhe ligjin në atë zonë ndaj mendoj që kemi të vendosur një standart të ri. Qeveria e Kosovës dashur pa dashur do ti duhet të ulet të negociojë me Beogradin për zgjidhjen e këtij problemi. Nuk ka snjë shenjë dhe asnjë dialog për të nisur këtë iniciativë për dialog me qytetarët serb, nuk ka asnjë shenjë që ky dialog të nisë dhe në komunat e tjera me shumicë serbe.

“Serbët lokal në Kosovë janë të angazhuar dhe të varur drejtpërdrejtë prej partisë që qeverisnë Serbi pasi një pjesë e tyre marrin ndihma direkte në formë pagash apo asistencash. Duke përdor korrupsionin shantazhin dhe krimin e organizuar ka arritur ti bëjë të varur qytetarët serb në Kosovë”, u shpreh ai.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të vendosë reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe tensionoi situatën në veri të vendit më 31 korrik. Veç trazirave dhe bllokimit të rrugës u raportua dhe për të shtëna me armë zjarri në veri të Kosovës gjithashtu u sulmuan edhe qytetarë nga Kosova. Ditën e djeshme situata u qetësua pasi filluan të hiqen barrikadat. Sakaq qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022.

EMISIONET