Kërcënim me bombë në Rektoratin e UP-së

Kërcënim me bombë në Rektoratin e UP-së

Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni e kanë lajmëruar policinë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Sahiti.

Pranë ndërtesës së Rektoratit janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët e kanë rrethuar ndërtesën me shirita policor.

Radio Evropa e Lirë ende nuk ka mundur të marrë informacione zyrtare nga policia lidhur me këtë rast./REL/

EMISIONET