Kapen 300 kg kokainë në Portin e Pireut, ishin fshehur në arkat me karkaleca, arrestohet shqiptari

Kapen 300 kg kokainë në Portin e Pireut, ishin fshehur në arkat

Policia greke është duke zhvilluar një operacion policor pas kapjes së 320 kg kokainë në orët e para të mëngjesit në Portin e Pireut.

Sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Burimet e deritanishme bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Ky person ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.

Shqiptari mësohet se njihet me emrin “Andrea” dhe rezulton biznesmen në Shqipëri, pronar dyqanesh me rroba, ndërkohë rezulton pronar edhe i një autobusi turistik.

Ai konsiderohet kreu i grupit që u kap me drogë në 2017, ndërkohë që në atë operacion atëherë u arrestua edhe vëllai i bashkëshortes së tij, sot 40 vjeç.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi shqiptar i arrestuar sot, rezulton se më parë ka përdorur për të hyrë në Greqi edhe pasaportë serbe, e vërtetuar kjo gjatë hetimeve të vitit 2017.

Gjithashtu, me automjetin e këtij shtetasi, në vitin 2008 është arrestuar nga policia turke kunati i tij duke transportuar 22 kg heroinë nga Turqia për në Greqi. Pas daljes nga burgu, kunati i Andreas është arrestuar sërish gjatë operacionit të 2017.

EMISIONET