Itali/ Turisti norvegjez gjobitet me 3000 euro, vodhi gurë dhe rërë nga Sardenja
Një turist norvegjez është gjobitur pasi u zbulua nga policia se kishte marrë gurë dhe rërë nga Sardenja.
Me një gur me peshë pesë kg dhe një qese me rërë, turisti tentoi të hipte në avion nga aeroporti "Alghero" për në Bruksel.
Ai i kishte vjedhur ato nga plazhi i Rena Majores, në Sardenjë.
Shtetasit norvegjez iu vu një gjobë deri në 3000 euro, krahas sekuestrimit të materialit të marrë në mënyrë të paligjshme.
Me afrimin e verës Italia përballet shpesh me të tillë "grabitqarë" të cilët vjedhin rërë, gura dhe materiale të tjera detare nga plazhet dhe brigjet e Italisë.