Ishte arratisur nga burgu 11 vite më parë, autoritetet greke rikthejnë në qeli shqiptarin me pseudonimin ‘Dumbo’
Një shtetas shqiptar, 33 vjeç, është rikthyer në burgjet e Larisës , pas 11 vitesh liri, raportojnë mediat greke.
33-vjeçari kishte arritur të arratisej nga Gjykata e Larisës pak para orës 2 pasdite të datës 18 qershor 2013, ndërkohë që më herët Gjykata Treanëtarëshe e Apelit Penal të Larisës i kishte shqiptuar një dënim total prej 17 vitesh burg, duke e shpallur fajtor për aktet e bandës, dëmtimin fizik dhe grabitjen, të kryera në Larisa nga qershori deri në tetor 2012.
33-vjeçari, i cili njihej edhe me pseudonimin ‘Dumbo’, për tiparet e fytyrës dhe rastit, ishte bërë “dhimbje koke” për ata që kalojnë në zonën e Doganës së Larisës.
Pas arratisjes së tij, nga Prokuroria e Larisës u lëshuan dy urdhër-arreste evropiane, si rezultat i të cilave ai u arrestua në Londër më 12 gusht 2021 dhe dy vjet e gjysmë më vonë, më 22 shkurt 2024, u dorëzua tek autoritetet greke.
Kështu, pardje dhe në kuadër të një vendimi bashkimi të Gjykatës Njëanëtare të Apelit Penal, ai u rikthye në Burgjet e Larisës, për të vuajtur dënimin për veprat për të cilat ishte dënuar.
Pas vendimit të bashkimit, ai pritet të vuajë 15 vjet burg, pra deri më 22 shkurt 2039.
Sipas hetimeve të Drejtorisë së Sigurisë së Larisës, 33-vjeçari së bashku me pesë të rinj të tjerë (përfshirë katër bashkatdhetarë dhe një të mitur nga Larisa) dhe një numër të panjohur bashkëpunëtorësh nga qershori deri në tetor 2012 kanë grabitur dhe rrahur shtetasit, të cilët po kalonin me makinën e tyre nga rruga e Martalit në zonën e Doganës.
Sipas shkresave të lëndës, autorët “u afroheshin viktimave në befasi ose duke u kërkuar zjarr apo cigare dhe më pas i grabitnin me dhunë, kryesisht duke ua marrë paratë që kishin me vete dhe celularët”.
Sipas denoncimeve, teksa njëri nga të pandehurit i kërkonte shoferit që kalonte t’i jepte një cigare, tjetri nga autorët hapi papritur derën e pasagjerit dhe më pas, autorët -zakonisht me përbërje të ndryshme- grabitën me dhunë viktimat e tyre.
Më datë 18 qershor 2013, 33-vjeçari është sjellë para Gjykatës së Apelit Penal tre anëtarësh të Larisës, ku është shpallur fajtor për veprat e bandës, lëndime trupore në tre raste dhe grabitje në gjashtë raste.
Gjithashtu, sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari ka përfunduar në Mbretërinë e Bashkuar, ku punonte në biznesin e tij, por me rastin e veprimtarisë së tij të paligjshme është arrestuar, duke u zbuluar kështu se ishte në kërkim.