Ish shefi i antidrogës Rudolf Elezoviç gjendet i vdekur, konfirmon polica malazeze

Policia e Malit të Zi ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur një ditë më parë në Shëngjergj të Ulqinit i përket shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.

"Natën e kaluar, 8 qershor  anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policit Rudolf Elezović në lumin Bojana, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj."

Institucioni sqaroi se për ngjarjen ishte informuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, i cili urdhëroi që trupi të dërgohej për autopsi në mënyrë që të përcaktonte shkakun e vdekjes.

"Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë," njoftoi UP.

"Vijesti" njoftoi këtë mëngjes se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë të dyshuar si Elezoviq.

I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.

EMISIONET