Ish-kryeministri, Hoti: Kurti na çoi në qorrsokak

Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës vlerëson se vendi është në qorrsokak në bisedimet me Serbinë për shkak të veprimeve të nxituara të Albin Kurtit. Ai kërkon nga qeveria koordinim me aleatët ndërkombëtar pasi presioni tashmë është mbi Prishtinën me kërkesën e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, e jo mbi Beogradin.

Ish-kryeministri, Hoti: Kurti na çoi në qorrsokak

Ish kryeministri, Avdullah Hoti vlerëson se Kosova gjendjet në një pozitë të pafavorshme në dialogun me Serbinë për shkak të veprimeve të pamatura të Albin Kurtit.

"Futen veten dhe vendin në Qorrsokak."

Ai thotë se vendi është në qorrsokak, pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë është që të themelohet menjëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

"Besoj se qasja e gabuar e kësaj qeverie që në fillim e ka sjellë këtë situatë."

Hoti u shpreh se Kosova është në pozitën më të pafavorshme për të dialoguar për shkak të vendimeve që çuan në tensionimin e situatës në veri dhe tërheqjen e serbëve nga institucionet e Republikës.

"Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e partnerëve tanë që të mos krijojmë probleme."

Ai pret nga qeveritarët që të jenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre, pasi i gjithë presioni është kthyer nga Kosova, në vend se të jetë nga Serbia.

"Presioni po kthehet nga ne në vend që të kthehet nga Serbia."

Ish kryeministri Hoti nuk pranon të japë shumë komente rreth të ashtuquajturit plani franko-gjerman, pasi tha se edhe në këtë pikë ka munguar transparenca nga ana e Qeverisë së Kosovës.

"Flitet për programin franko-gjerman por nuk ka informatë nga qeveria për opinionin publik dhe kuvendin."

Tashmë Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës,ish kryeministri Avdullah Hoti akuzon qeverinë e Albin Kurtit për mungesë veprimesh në kohë krizash, për ti bërë ato të përballueshme nga qytetarët.

EMISIONET