Ish-krerët e Shqipërisë dhe Kosovës në Hagë, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Ish-krerët e Shqipërisë dhe Kosovës në Hagë,

Ish-presidentë të Shqipëri dhe Kosovës kanë mbërritur ditën e sotme në Hagë për të takuar aty ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ashtu sikurse pohoi edhe ish-presidenti Bamir Topi mbrëmjen e djeshme në “Ora e Betit” në RTV Ora, ish-presidentët do të ofrojmë mbështetje për drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës.

Fotoja e zbritjes së tyre nga avioni është publikuar nga këshilltari i ish-presidenti Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj i cili shkruan “Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”.

Bashkë me ish-presidentin Pacolli janë edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, po ashtu edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ish drejtuesit e UÇK-së, konkretisht ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dhe Rexhep Selimi të cilët ndodhet në Hagë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

EMISIONET