Isa Mustafa nuk pret luftë, ish-kryeministri: Tensionet mund të rriten, por nuk do ketë konfrontim

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk parashikon një konflikt të hapur mes kosovës dhe Serbisë pavaësisht tensioneve të larta. 

Në një intervistë për Ora News ai shprehet se pala serbe nuk do të ndalë tentativat.

‘’Sa i përket luftës nuk pres që ne mund të kemi konflikt të drejtpërdrejtë me Serbinë ose që Serbia të mund ta sulmojë ushtarakisht Kosovën.

Mirëpo ekziston gjithmonë frika që Serbia organizon qytetarët serbë në veri të vendit për të bërë probleme të cilat i filloi edhe me Bansjkën’’, tha Mustafa.

Për ish-kryeminsitrin Mustafa pavarësisht polarizimit të thellë dhe mospajtimit me Albin Kurtin pengesa e vetme në dialogun Kosovë-Serbi mbetet Aleksandër Vuçiç.

‘’Sepse ne ndonjëherë jemi më shumë të përgatitur që ta kritikojmë vetveten, ta kritikojmë Kurtin ose qeveritë tona, mirëpo problemin kryesor e kemi me Serbinë sepse Serbia nuk i përmbahet marrëveshjeve’’, tha Mustafa.

Mustafa thotë se zgjedhjet europiane dhe ato në SHBA do të ndikojnë në procesin e dialogut, por edhe nëse Trump vjen në pushtet nuk pret që të ketë presion të shtuar ndaj Kosovës.

‘’Në periudhën e kaluar kur zoti Trump ka qenë president i SHBA-së do të thotë që ne nuk kemi pasur kërkesa specifike se si ne duhet ta zgjidhim problemin, mirëpo qëndrimi amerikan edhe në atë periudhë ka qenë që problemet do të zgjidhen në bazë të vullnetit të dy palëve, të Kosovës dhe të Serbisë’’, tha Mustafa.

I pyetur për zgjedhjet e dështuara të së dielës isa Mustafa tha se ato treguan edhe një herë ndikimin e thellë dhe shqetësues që ka Beogradi mbi serbët e Kosovës.

‘’Problemi më i madh është mosdëgjueshmëria qytetare e serbëve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ata tani dëgjuan Beogradin dhe Vucicin’’, tha Mustafa.

EMISIONET