Intensifikohen deklaratatat për njohjen e Kosovës nga Serbia

Intensifikohen deklaratatat për njohjen e Kosovës nga Serbia

Njëmbëdhjetë vjet pas nisjes së procesit të normalizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në kohët e fundit janë intensifikuar deklaratat publike të liderëve të shteteve të ndryshme për njohje reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shprehur habi lidhur me deklaratat e shpeshtuara të perëndimit të cilat duan zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Kosova insiston që dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndësa Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

Diplomatët e Bashkimit Evropian të cilët po ndërmjetësojnë dialogun pohojnë se Vuçiç e ka ditur që nga fillimi i procesit se marrëveshjet gjithëpërfshirës do të kishte brenda edhe një lloj njohjeje.

Më 10 qershor, gjatë vizitës në Kosovë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se marrëveshja përfundimtare duhet të zgjidhë njohjen e Kosovës.

Të njëjtin qëndrim që dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë e ka thënë në Prishtinë edhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ndërsa, për herë të parë në një raport për Serbinë, edhe Parlamenti Evropian ka përfshirë një amendament në të cilin thuhet se baza e marrëveshjes për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Disa nga shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë thënë se këtë qëndrim e kanë pasur për shkak të respektimit të të drejtës ndërkombëtare.

Por, pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ato kanë thënë se do të ndjekin dialogun dhe do të pranojnë çfarëdo rezultati që do të arrihet përmes tij.

Në BE thonë se arsyeje e vetme pse nuk mund ta përmendin njohjen si qëllim të dialogut është fakti se në BE ende janë pesë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

Pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia.

Për shkak se qëndrimi i tyre sa i përket Kosovës do mund të keqkuptohej, pas njohjes së Prishtinës nga Beogradi edhe qëndrimi i këtyre 5 shteteve mund të ndryshonte.

EMISIONET