Krimi shqiptar trondit Greqinë, gazetari Guri: Opinioni është i tronditur nga ngjarja e Alba Cenkos. Ja ç’po ndodh me fëmijët
Një seri ngjarjesh të rënda kriminale të kryera nga shqiptarët kanë tronditur opinionin publik si në Shqipërisë, ashtu dhe në Greqi ku këto krime janë realizuar.
Nga Athina gazetari Etmont Guri në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se vrasja e 32-vjeçares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj në mënyrë makabre, ka lënë të shokuar të gjithë.
“Autoritetet kanë nisur procedurat për marrjen në kujdes të fëmijëve të bashkëshortëve, ndërsa ende nuk është bërë njoftimi i tyre për ngjarjen që ka ndodhur.
Autori është i akuzuar për një sërë veprash penale, që nga vrasja me paramendim dhe fshehja e trupit të viktimës.
Të gjithë miqtë e ngushtë, fqinjët dhe kushdo q ëka pasur komunikim me ta janë marrë në pyetje”, u shpreh ndër të tjera gazetari Etmond Guri.
NDIQNI RAPORTIMIN E PLOTË TË GAZETARIT ETMOND GURI NGA ATHINA