I ngacmuan vajzën, grupi i të rinjve bëjnë për spital të atin pas ndërhyrjes së tij

I ngacmuan vajzën, grupi i të rinjve bëjnë për spital

Një grup të rinjsh grekë kanë ngacmuar një vajzë dhe rrahën babain e saj brutalisht kur ai ndërhyri për t'i kërkuar shpjegime.

Mësohet se babai i vajzës ndodhet në spital dhe është në gjendje të rëndë.

Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, 20 qershor  kur babai i pafat u përpoq të mbronte vajzën e tij por përfundoi në urgjencë i mbuluar nga gjaku.

Nga hetimi policor u arrestuan 15 persona, 5 prej të cilëve ishin grekë.

Materialet në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Nafplio dhe u proceduan për shkaktimin e dëmtimit të rëndë trupor, shkruan protothema

EMISIONET