EULEX kërkon të ndalen menjëherë sulmet në Veri të Kosovës, forcon patrullimet

EULEX kërkon të ndalen menjëherë sulmet në Veri të

EULEX reagon lidhur me sulmin ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit paraditen e sotme (6 gusht 2022) dhe deklaron se do të shtojë patrullimet në zonë.

Përmes një reagimi në facebook EULEX nënvizon se megjithëse askush nuk u lëndua "këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë".

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, tha se grupet ilegale serbe "të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe" po bëjnë përpjekje maksimale të pengojnë apo ndalojnë të kryejnë detyrën autoritetet e Kosovës.

Plot 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare ndërsa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. 

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar, ose për t’i vrarë ata.Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë", shkruan Sveçla në një postim në Facebook.

 

 

EMISIONET