Tërmeti i fortë shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka shkundur pak minuta më parë Greqinë.

Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 98 kilometra në jugperëndim të Kithirës, ​​ndërsa thellësia fokale llogaritet në 14 kilometra.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, lëkundjet sizmike janë regjistruar me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 271 kilometra në perëndim të Heraklionit të Kretës dhe 136 kilometra në jug të Gytheio të Peloponezit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 70 kilometra.

EMISIONET