I dënuar me 15 vjet burg dhe 100.000 euro gjobë, arrestohet shqiptari në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2024, 17:12
Policia greke arrestoi një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me burg.
Operacioni është zhvilluar në qendër të Selanikut, ku është ndaluar një 32-vjeçar shqiptar.
Ai rezulton i dënuar me 15 vjet burg dhe 100.000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi narkotikët.
Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë kopetente që ndjek rastin.