Hysni Gucati në Kosovë për të atin e sëmurë, pamje prekëse kur ai përqafon me mall nipat dhe mbesat e tij

Hysni Gucati në Kosovë për të atin e sëmurë, pamje

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur sot në Kosovë.

Gucati është lejuar nga Haga për të qëndruar në Kosovë pasi babai i tij po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.

Një video mjaft prekëse e Gucatit është publikuar sot, ku ai i emocionuar përqafon me plot mall nipat e mbesat e tij.

Për vizitën e tij sot u deklarua edhe zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Griep e cila tha se Gucati është lejuar për vizitë me rekomandim të Trupit Gjykues për ta takuar familjen e tij të ngushtë.

“Në baza plotësisht humane, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që t’ia aprovojë z. Gucatit një vizitë paraburgimi në Kosovë për ta takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës na kanë dalë në ndihmë në mënyrë që kjo vizitë të kalojë pa asnjë problem”, ka thënë Griep.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

EMISIONET