Hoxha: Roli i SHBA-së dhe BE-së dhe kohezioni mes tyre është e vetmja formulë që ka prodhuar rezultate për Kosovën
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte analisti Ylli Hoxha, ku ndër të tjera foli dhe për reagimin që Grenell mbajti ndaj qeverisë Kurti.
" Është mirë që instiucionet e BE e kanë konstatuar. Nuk besoj se do të kemi një leverdi tjetër të madhe nga ky konstatim. Ka peshë në Kosovë, por besoj se kemi një administratë të re në SHBA e cila nuk është shumë përfillëse ndaj normave të cilat do të duhej ti çmonte, ti respektonte.
Besoj se kjo është një prej shkëndijave që do ta përfaqësojë raportin e ardhshëm mes BE-së dhe SHBA-së në muajt e ardhshëm.
Besoj se do të hyjmë në një fazë të bukur e të vështirë si Kosovë sepse roli i SHBA dhe BE e kohezioni mes tyre është e vetmja formulë që ka prodhuar rezultate për Kosovën", u shpreh Hoxha.