Hoti: Veriu i Kosovës nën tension nga Rusia, do destabilizim në Ballkan të heqë vëmendjen nga Ukraina

Në një intervistë për Ora News, eksperti për çështjet e integrimit Agron Hoti u shpreh se problemet e veriut janë probleme që kanë lindur qysh në vitin 1999 në Kosovës.

Sipas tij, atje gjithmonë ka pasur vështirësi sepse ka një qendër ruse që drejtohet nga qendra ruse që gjendet në Nish dhe Kosova mbahet në gjendje tensioni dhe jo stabiliteti që pengon edhe shtrirjen e shtetit të Kosovës.

Hoti: Problemet e veriut janë probleme që kanë lindur qysh në vitin 1999 në Kosovës. Kjo pjesë ka qenë thembra e Akilit të shtetndërtimit të Kosovës. Gjithmonë ka pasur vështirësi sepse ka një qendër ruse që drejtohet nga qendra ruse që gjendet në Nish dhe Kosova mbahet në gjendje tensioni dhe jo stabiliteti që pengon edhe shtrirjen e shtetit të Kosovës në atë pjesë. Qeveria bëri hapi e duhur për shtrirjen e letërnjoftimeve dhe targave. Zgjidhja e veriut është zgjidhje politike.

Qeveria e Kosovës mundohet të shtrijë autoritetin në veri, dhe po ashtu kemi edhe dialogun Kosovë-Serbi që pas luftës në Ukrainë, kërkohet që të arrihet një marrëveshje. Për momentin duke pasur parasysh se Ukraina ka treguar rezultatet e para, Rusia përmes Serbisë do të destabilizojë vëmendjen nga Ukrainë në Ballkan ku më pas këtu, nëse do të kishte një konflikt, do të ishte në nivele të papara.

EMISIONET