Hetimet për vrasjen e Liridonës, Krasniqi: Deklarata fillestare e Murselit nuk ka qenë e besueshme, faktet tregojnë për vrasje të orkestruar

Gazetari Vullnet Krasniqi në një intervistë në Ora News foli për hetimet për vrasjen me pororsi të Liridona Ademajn. Krasniqi u shpreh se deklarata fillestare e Murselit ka qenë aspak e besueshme dhe se faktet tregojnë për një vrasje të orkestruar.

‘’Ekziston një dyshim i bazuar. Deklarata fillestare e Murselit ka qenë aspak e besueshme. Si arriti që Murseli me dy fëmijët arriti të ikë dhe grabitësit nuk u morën me të por me gruan.

Faktet më thonin se kjo është një vrasje e orkestruar. Njëri prej autorëve është pjesë e policisë së Kosovës që për mua është skandaloze. Përfshirja e fëmijëve në këtë akt kriminal e bën më të rëndë këtë ngjarje’’ tha ndër të tjera Krasniqi.

EMISIONET