Haradinaj përplaset me Kurtin për Veriun: Ose çoje deri në fund, ose mos e nis fare

Ish-kryeministri Haradinaj është përplasur me Albin Kurtin në sallën e Kuvendit, kreu i AAK-së thotë se qeveria e Kosovës nuk duhet të ishte tërhequr nga vendimi për reciprocitetin, ndërsa ka thënë gjithashtu se zotin Kurti e komandojnë të tjerët.

Haradinaj përplaset me Kurtin për Veriun: Ose çoje deri në

Deputetët e opozitës janë përplasur me kryeministrin Kurti lidhur me tërheqjen e qeverisë së tij për vendimin për targat dhe letërnjoftimet në veri të Kosovës.

I ashpër ka qenë ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka kritikuar vendimin e Kurtit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas kreut të AAK-së, Kurti duhet ta kishte çuar aksionin e tij politik deri në fund, ose të mos e kishte nisur fare.

"Vjen 1 shtatori shpejtë dhe është marrë Kosova sa herë të niset me u kthy prapa, vetëm në historinë e qeverisjes VV jemi duke u kthy prapa, asnjë herë nuk jemi thyer prapa, vetëm me këtë ‘good guy’ nisemi e kthehemi, dhe dalim lavdërohemi se jemi në koordinim. Lavdëroheni se jeni në koordinim me u kthy prapa, mosni ju lutem, lavdonu ndonjëherë se jeni në koordinim me kry punën deri në fund. Më mirë është mos me u nisë se me u nisë e me u kthy prapa”, ka thënë ai.

Kryeministri topin ia ka hedhur partive opozitare të cilat kur ishin në pushtet që nga 2011-a nuk guxuan të lëshonin urdhrin për letërnjoftimet dhe targat sipas marrëveshjes së Brukselit.

"Më mirë më 1 shtator 2022 sesa hiç, më së miri kish qenë në vitin 2011 atëherë kur jeni marrë vesh në Bruksel. Duhet ta keni parasysh që nuk mund të aktrojnë nxitimin në muajin e pushimeve gusht për një gjë që është tash e 11 vjet”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri Haradinaj thotë se zoti Kurti merr urdhra nga të tjerët dhe se kriminelët nga veriu merren më shumë në konsideratë se sa shefi i kabinetit.

Lidhur me tensionet në veri dhe më pas tërheqjen e qeverisë, sipas kryetarit të AAK-së, Kurti nga i fortë u bë djalë i mbarë.

"Sikur të ishte nisur gjithë kohës si ‘good guy’ nuk ka dert, por ky është nisur si i forti dhe është munduar t’ia ndërtojë disa pozicione vendit të vet, politikës së vet, qeverisë së vet si ‘i forti’, që ku ka përfunduar, ‘good guy’, shko para kthehu prapa, shko para kthehu prapa, kur duan çka ‘I thonë, dhe a e dini kush, Lajcaku sepse Vuqiq e thirr Lajckakun e Lajçkau e gjen kënd ta thërrasë dhe këtij i thonë ‘step back’. Kjo është Kosova sot. A ke me zgjedh kështu situatën në veri i dashur ‘good guy’," tha ai.

Haradinaj insistoi se për të përfunduar aksionin në veri të vendit, Kurti do të duhet t’u rrisë efektivëve të policisë pagat të cilët përballen me sulme nga grupet ilegale serbe.

 

EMISIONET