Haradinaj përkujton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen e Kosovës: Rruga tek liria, ka qenë e gjatë

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vendimin historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 22 Korrik të vitit 2010 njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj përkujton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare

Këtë të premte shënohet 12 vjetori i vendimit të dhënë nga   Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Këtë datë e ka kujtuar kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është shprehur se jetësimi i idealit më 17 Shkurt të vitit 2007, u vulos me drejtësi mbi shtetin sovran të Kosovës më 22 Korrik 2010.

Haradinaj tha se rruga deri tek liria ka qenë e gjatë dhe me shumë sakrifica, duke shtuar se ende nevojitet angazhim për një shtet me dinjitet e shpresë për të tashmen dhe të ardhmen.

Në reagimin e tij, ish-kryemionistri thotë se Kosovës ia kemi borxh që ta rreshtojmë krah vlerave perëndimore me miqtë e aleatët tanë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Promovimi i shtetit tonë, vlerave, kulturës, historisë është obligim i secilit prej nesh”

“Aty ku na ndan politika, nuk na përçan ëndrra e kamotshme e Kosovës Republikë. Jemi bashkë në këtë rrugë. Zoti e bekoftë Kosovën!”, përfundoi reagimin e tij kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

EMISIONET