Greqia voton sërish në qershor, Mitsotakis synon fitoren pa koalicion

Kryeministri i Greqisë do të tentojë në fund të qershorit të marrë votat e duhura për të qeverisur pa koalicion. Pas refuzimit që i bëri mandatit për krijimin e këshillit të ministrave, edhe forcat e mbetura politike nuk kanë numrin e duhur për të propozuar kabinetin. Data 25 qershor është deklaruar si dita që palët kanë pranuar ti nënshtrohen zgjedhjeve

Greqia voton sërish në qershor, Mitsotakis synon fitoren pa koalicion

Greqia pritet të shkojë sërish në zgjedhje në 25 qershor, ku demokracia e re ka hedhur dorashkën për të marrë votat e duhura për të qeverisur e vetme.

Në përfundim të numërimit të votave forca e drejtuar prej kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti të marrë 146 mandate në parlament, ndërsa e dyta u rendit Syriza me 20 për qind të votave.

“Besoj se mesazhi i i votimeve ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka terren për të formuar qeverinë nga ky parlament. Prandaj do ta kthej këtë mandatin, që të shkojmë në zgjedhje të reja”, u shpreh Mitsotakis pas marrjes së mandatit për të propozuar këshillin e ministrave.

Nga ana tjetër edhe bashkimi i Sirizas me Pasok nuk sjell matematikisht shumicë në kuvend, ndaj dhe zgjedhjet e reja brenda muajit të ardhshëm

Do të jenë 10 milionë zgjedhës që do të vendosin nëse qeveria do të jetë pa koalicion duke I besuar një mandate të plotë demokracisë së re, siç u shpreh karamanlis për të ecur përpara me projektet

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, fituesi sipas ligjit grek ka një bonus që i jep mundësinë partisë që renditet e para të shtojë numrin e deputetëve.

EMISIONET