Greqia "peshkon" vrasësin belg, i dënuar edhe në Spanjë për mashtrim

Greqia "peshkon" vrasësin belg, i dënuar edhe në

Policia greke ra në gjurmët e një krimineli famëkeq, duke i dhënë fund një rasti madhor që përfshin Belgjikën dhe Spanjën. 

Pas përdorimit të informacionit, oficerë policie me përvojë dhe të mirëtrajnuar në Tripoli arrestuan të hënën një 51-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet belge dhe spanjolle. 

51-vjeçari ishte dënuar nga autoritetet belge me 25 vite burg për dy vrasje në vitin 1999. Ai ishte dënuar edhe me gjashtë vite burg në vitin 2008 në Spanjë për mashtrim.

Belgu, pesë vitet e fundit, ishte vendosur në Tyros të Arkadisë dhe ishte prezantuar si greko-amerikan. Kishte marrë me qira edhe një shtëpi ku fshihej gjatë gjithë asaj kohe.

Për t'i shpëtuar kontrollit, ai kishte me vete një kartë identiteti false dhe një patentë shoferi false , me të dhëna  të një emigranti grek.

Ai punonte si punëtor dhe njihej nga komuniteti vendas si John nga Michigan, SHBA.

Po kështu ai ende qarkullonte në Spanjë, me një emër tjetër dhe një identitet tjetër për të mos u vënë në shënjestër të autoriteteve.

Greqia "peshkon" vrasësin belg, i dënuar edhe në

EMISIONET