Greqia nën pushtetin e dëborës, banorët e Athinës 36 orë pa drita

Greqia nën pushtetin e dëborës, banorët e Athinës 36

Furnizuesit me energji elektrike në Greqi  po punojnë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e dëborës që ka pushtuar vendin, që prej dy ditësh, duke lënë në errësirë totale shumë zona të vendit.

Edhe ose shumë dëme janë riparuar, në disa zona banorët kanë 36 orë pa energji elektrike.

Po ashtu reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një sërë problemesh tjera në shtetin helen, me rrugë të bllokuara nga bora, duke lënë kështu për orë të tëra në mes të autostradës qindra mjete.

Për pasojë në shenjë dëmshpërblimi kundrejt qytetarëve kompani koncesionare e autostradës "Attiki Odos" do ofrojë 2000 euro për çdo makinë të bllokuar në rrugë.

EMISIONET