Greqi, pas aksidentit doli për të parë dëmet, përplaset për vdekje 22-vjeçarja shqiptare
Një shqiptare 22-vjeçare ka vdekur ditën e sotme në një aksident rrugor në në aksin rrugor Athinë-Patra.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Patra-Athinë kur 22-vjeçarja shqiptare është përplasur nga një kamion, bëjnë me dije mediat greke.
Ngjarja ka rezultuar vërtet tragjike për të, pasi e reja shqiptare e cila drejtonte makinën është përplasur me një mjet tjetër dhe pas përplasjes ajo ka dalë për të parë shkallën e dëmit.
Pikërisht në këtë koment teksa ndodhej në rrugë ajo u mor përpara nga një kamion i madh duke e lënë të vdekur në vend.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia e greke e cila ndërprerë qarkullimin për disa orë.