Greqi/ Kapet me makinë të vjedhur, pa patentë dhe me dro*ë, arrestohet shqiptari në Athinë
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Athinë, pas një aksioni të suksesshëm në zonën e Aharnes, ku ai u kap në flagrancë për disa shkelje të ligjit, përfshirë vjedhjen e një automjeti, drejtimin pa leje dhe posedimin e substancave të varësisë.
Incidenti nisi kur autoritetet greke pikasën një automjet me dy persona në bord, duke lëvizur në zonën e Aharnes.
Pasi i bënë shenjë drejtuesit të ndalonte, 43-vjeçari tentoi të largohej me shpejtësi, duke synuar të arratiset.
Megjithatë, efektivët e policisë reaguan shpejt dhe arritën ta ndalonin mjetin në një vend të afërt, duke i shpëtuar situatën dhe duke e shoqëruar atë për në Prokurorinë e Aharnes.
Pas verifikimeve, u konstatua se automjeti i përdorur nga i akuzuari ishte vjedhur një muaj më parë në zonën e Aharnes.
Gjithashtu, u zbulua se 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël kokaine.
Si pasojë e veprimeve të tij, i arrestuari është çuar në paraburgim dhe do të përballet me akuza për vjedhje, drejtim automjeti pa leje, mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe posedim droge.
Autoritetet greke janë ende duke hetuar rastin dhe pritet të marrin masa të tjera ligjore në lidhje me këtë ngjarje.