Greqi, ishin duke bërë seks në një fushë, gruaja godet me thikë në zemër partnerin e saj

Greqi, ishin duke bërë seks në një fushë, gruaja godet

Një biznesmen nga Sparta ka denoncuar partneren e tij se e ka sulmuar me thikë në zemër gjatë një akti seksual.

50-vjeçari tha se kishin shkuar me makinën e partneres së tij në një arë në pronat e saj për ta ndihmuar në punët bujqësore dhe kur po bënin seks ajo e sulmoi me një thikë 22 cm.

Gruaja e tij e ka goditur disa herë 50-vjeçarin duke i shkaktuar plagë poshtë zemrës. Në përpjekje për t'u mbrojtur, ai kapi thikën dhe plagosi rëndë tendinat e duarve, bëjnë me dije mediet greke. 

Biznesmeni 50-vjeçar iu lut partneres që ta linte, ndërsa ajo e dërgoi në spital ku iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh.

43-vjeçarja është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje dhe përdorim të armës.

Mësohet se ajo i ka thënë policisë se ka goditur me thikë partnerin e saj pa qëllim, pas një debati që kanë pasur mes tyre. Gruaja u lirua në pritje të gjykimit.

“Dora ime është lënduar, po bëj trajtim për të punuar tendinat. Instinktivisht kam kapur tehun e thikës dhe më ka dëmtuar dorën ”, tha viktima.

EMISIONET