Greqi, çifti gjen një kamerë të fshehtë në dhomën e hotelit, pronari: I përdorja për qëllime personale

Greqi, çifti gjen një kamerë të fshehtë në

Një çift i ri raportoi se gjetën një kamerë të fshehtë në një akomodim turistik të Halkidikit, ku ata kaluan natën në fund të muajit të kaluar.

Sipas denoncimit, bëhej fjalë për një pajisje regjistrimi dhe ruajtjeje video e audio, e cila ishte futur në një prizë në dhomë.

Pas kthimit në Selanik ku jetojnë, denoncuesit (një 26-vjeçar dhe një 25-vjeçare) kanë kontaktuar policinë duke bërë padi kundër pronarit të banesës.

Ankesa i është përcjellë stacionit policor përkatës të Halkidikit për kryerjen e hetimeve lidhur me rastin.

Pajisja në fjalë do të dërgohet në laboratorët kompetentë të ELAS për të përcaktuar nëse është kryer vepra penale e shkeljes së të dhënave personale.

EMISIONET