Gjysmë milioni euro dëme, mbi 165 shtëpi të përmbytura në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

Rreth gjysmë milioni euro përllogaritet se është fatura e dëmeve nga përmbytjet vetëm në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.  Zyrtarët thonë se janë 165 shtëpi të dëmtuara, ku banorët thonë se kanë humbur thuajse gjithçka.

Gjysmë milioni euro dëme, mbi 165 shtëpi të përmbytura

Lagjja e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, me popullatë të përzier është zona më e prekur nga përmbytjet në këtë komunë.

65 shtëpi të janë dëmtuar tërësisht dhe rreth 100 të tjera pjesërisht.

Skender Selimi, banor i kësaj lagje, thotë se uji ka vërshuar shumë shpejt në shtëpinë e tij, duke i zënë në befasi dhe mezi kanë shpëtuar anëtarët e familjes.

Selimi: Uji na ka vërshuar për 15 minuta.

Myrvete Avdiu, thotë se përveç bashkëshortit dhe fëmijëve të cilët kanë shpëtuar, gjithë çka ka pasur në shtëpi është shkatërruar.

Zyrtarët lokalë thonë se se vlera e dëmeve shkon mbi gjysmë milioni euro.

Shumë banorë nga këtu janë strehuar nëpër hotele në jug të qytetit dhe mbështeten nga komuna e Mitrovicës Jugore.

Shumë të tjerë janë sistemuar tek familjarët e tyre në pritje të largimit të ujit dhe mbështetjes nga Komuna.

EMISIONET