Fundoset anija me refugjatë në Kretë, 7 viktima

Fundoset anija me refugjatë në Kretë, 7 viktima

Një anije me 45 refugjatë sirianë është fundosur në ishullin grek, Kretë.

CNN grek raporton se 7 refugjatë humbën jetën, ndërsa një person rezulton i zhdukur. Fundosja e anijes ndodhi të enjten pasdite (23 korik) në juglindje të Kretës. Anija po lundronte drejt Italisë.

Sipas njoftimit të Gardës Bregdetare greke, dy fregata turke iu afruan zonës, 50 milje detare në jug të Kassos dhe 60 milje detare në juglindje të Kretës, për të ndihmuar në shpëtimin e refugjatëve.

Sipas Rojës Bregdetare , dy fregata turke po nxisnin radiot e marinarëve dhe anijeve tregtare të ktheheshin në frekuencën turke për të koordinuar operacionin

EMISIONET