Frymëzuese! Mesazhi nga 16-vjeçarja e lindur në Greqi që flet shqip (Video)

Një mesazh frymëzues vjen nga Greqia.

Asja Golloshi nga Fieri, pavarësisht se është lindur në Greqi dhe jeton atje së bashku me familjen, shkon në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe, të cilën siç duket në videon e mëposhtme e flet në mënyrë të përkryer.

Ajo thotë se mëson gjuhën në shoqatën “Nënë Tereza” në Greqi, ndërkohë shton se mësuesit që u japin mësim janë vullnetarë.

Po ashtu ajo ka renditur dhe arsyet që e shtyjnë që të mësojë dhe të flasë gjuhën shqipe.

"Unë quhem Asja, jam 16-vjeçe, dhe jam lindur në Selanik në Greqi. Dhe jam në vitin e dytë të gjimnazit. Unë mësoj gjuhën shqipe sepse ajo është gjuha jonë, gjuha e prindërve të mi. Një gjuhë që kanë folur paraardhësit tanë dhe do të flitet nga brezat e ardhshëm. Përveç kësaj gjuha shqipe është një prej gjuhëve më të vjetra të Ballkanit, dhe futet në familjen e gjuhëve indio-evropiane.

Vetëm jo të bën të duash, të mësosh sa më shumë rreth kësaj gjuhe.. Në arsye tjetër e fuqishme që më bën të mësoj gjuhën shqipe është sepse kur vdes një gjuhë, vdes edhe një komb. Ndaj që prej 6 vitesh jam duke ndjekur mësimin e gjuhës shqipe fal shoqatës “Nënë Tereza” në Greqi, këtu në Selanik, falë dhe mësuesve tanë vullnetarë me një sakrificë të madhe të tyre dhe të palodhur, siç është mësuesja jonë Aurela Konduri.

Me punën e saj të palidhur kam arritur të flas dhe të shkruaj në mënyrë shumë të mirë gjuhën shqipe. Këtë vit shkollor kam qëllim që gjuhën shqipe ta mbroj duke dhënë shkallën përfundimtare të certifikimit të kësaj gjuhe. Qëllimi për të mësuar këtë gjuhë për mua është detyrë dhe dëshirë, sepse në të gjithë jetën time do të mbetet gjuha amtare, e cila do më hapë horizontin në jetën time në vazhdim."

EMISIONET