Frikë nga bullgarizimi, Grubi: Romakët, bizantinët, osmanët, serbët dhe as bullgarët nuk arritën të asimilojnë maqedonasit

Frikë nga bullgarizimi, Grubi: Romakët, bizantinët, osmanët,

"Është fyese që dy politikanë me agjendë anti-BE dhe pro-ruse në shekullin e 21-të trembin popullin maqedonas me asimilim. Epo, nuk funksionoi për romakët, bizantinët, osmanët, serbët apo bullgarët. Propozimi francez nuk është zgjidhja më e mirë, por nuk do të kemi kurrë një më të mirë!" 

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili u rekomandoi elitave politike të pranojnë propozimin francez për heqjen e vetos bullgare.

“Afati i fundit për anëtarësimin e Maqedonisë në BE ishte dje, nuk kemi më kohë për të pritur, andaj kërkoj nga palët që ta pranojnë të ashtuquajturin propozim francez, ta miratojnë atë dhe ta obligojnë Qeverinë për zero kompromis në aspektin e veçorive gjuhësore, historike, identitare dhe arsimore të popullit maqedonas dhe të këtij vendi, prandaj Qeveria duhet t'i afrohet negociatave për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Grubi i pyetur se kur është afati i fundit që vendi të marrë vendim lidhur me Propozimi francez.

"Në vitin 2011 kishim një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Greqinë, e cila ishte më e mirë se ajo që morëm me Marrëveshjen e Prespës, e cila vendosi ndryshime kushtetuese dhe erga-omnes për emrin e ri të shtetit", vlerësoi Grubi dhe shtoi se propozimi është i harmonizuar nga BE-ja nuk është më i miri, por se "nuk do të kemi kurrë një më të mirë".

Në shekullin XXI është fyese që populli maqedonas ka frikë nga asimilimi, tha Grubi dhe theksoi:

“As romakët, as bizantinët, as osmanët, as serbët dhe as bullgarët nuk arritën të asimilojnë popullin maqedonas. Askush nuk do të mund ta bëjë këtë në ditët e sotme. Populli është i trembur nga dy politikanë që protestojnë çdo ditë me një frymë antievropiane dhe një agjendë pro-ruse. Pra, a ju asimilon dikush ju gazetarëve? Si person, gjuha e të cilit u sfidua, ju garantoj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.

EMISIONET