“Fjalim i mirë i Kurtit në OKB” Spahiu: Ka bërë gjëra në veri që nuk janë bërë në 30 vite

Në një intervistë për Ora News, analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se Kurti pati një paraqitje të mirë në OKB ditën e djeshme.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti ka bërë veprime të mira në veri duke marrë atje kontrollin, gjëra që nuk janë bërë në 30 vite.

Spahiu: Kurti pati një paraqitje të mirë në OKB. Mendoj se bëri një gafë që përmendi Rusinë dhe prirjen e Serbisë që mban anën e saj, kur dihet një gjë e tillë. Çka tregon se nuk e ndjen Kosovën si pjesë të sistemit ndërkombëtar, por struket në një kamp duke i bërë qejfin aleatëve perëndimor të Kosovës.

Të tjerat i rreshtoi mirë, duke filluar qysh nga sulmi në Banjskë. Ishte një fjalim i mirëkonceptuar. Kurti ka bërë veprime të mira në veri duke marrë atje kontrollin, gjëra që nuk janë bërë në 30 vite. Vendimi për futjen e euros është marrë nga Kushner, por ky vendim nuk është zbatuar.

EMISIONET