Familjes Ademaj i aprovohet kërkesa për rivarrim të së bijës

Është pranuar kërkesa e familjes Ademaj për zhvarrosjen e trupit të Liridona Ademajt, e cila u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Sinidoll afër Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i saj Leonard Ademaj.

Ai bëri me dije se rivarrimi do të bëhet nesër nga ora 14:00. Kërkesa është bërë nga Bajram dhe Zade Ademaj, prindërit e Liridona Ademajt.

Në kërkesën e drejtuar prokurores Besa Limani shkruan:

“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”.

Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, ish-bashkëshortit të Liridona Murselit, dhe ndaj dy të dyshuarve të tjerë.

Familjes Ademaj i aprovohet kërkesa për rivarrim të së

EMISIONET