EMRAT/ Lëvizte me 170 km/h, modelja shqiptare përplas për vdekje dy të rinj në Kroaci

EMRAT/ Lëvizte me 170 km/h, modelja shqiptare përplas për vdekje

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka shkaktuar një aksident me dy viktima në zonën e Ratacit.

Modelja Klevisa Ymeri ka bërë një parakalim të gabuar në zonën e Ratacit dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet në të cilin ndodheshin dy të rinj, vëlla dhe motër: 21-vjeçari Stjepan dhe 19-vjeçarja Katarina Derek.

Shqiptarja ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve që kanë humbur jetën në vendngjarje.

Vetë e reja shqiptare ka pësuar lëndime të lehta dhe për këtë arsye është transferuar në repartin e kirurgjisë abdominale në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut.

Pas aksidentit dhe daljes nga Spitali i Përgjithshëm i Dubrovnikut, shqiptarja është arrestuar dhe marrë në pyetje.

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për shqiptaren Ymeri.

EMRAT/ Lëvizte me 170 km/h, modelja shqiptare përplas për vdekje

Ajo akuzohet për parakalim krejtësisht të pakujdesshëm dhe shkaktimin e një aksidenti ku humbën jetën dy të rinj.

EMISIONET