Emergjencë nga përmbytjet, gjendje e jashtëzakonshme në disa zona në Kosovë, evakuohen banorët

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në zona të ndryshme të Kosovës ku janë evakuuar edhe dhjetëra familje. Në Mitrovicë dhe Skëndëraj është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë në disa shkolla është ndërprerë edhe mësimi.

Emergjencë nga përmbytjet, gjendje e jashtëzakonshme në

Moti i keq me reshje shiu dhe përmbytje ka përfshirë edhe Kosovën. Situata më e vështirë paraqitet në zonat e Istogut ku ka pasur edhe evakuim të banorëve.

Situata e shkaktuar ka detyruar edhe forcat e Sigurisë së Kosovës me ekipet e saj të Kërkim Shpëtimit në ujëra që të dalë në terren. “Forca e Sigurisë së Kosovës është përgatitur dhe gatshme që të mbështesë autoritetet civile në përballje me situatën e krijuar nga vërshimet e ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Forcat ushtarake janë pozicionuar në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.

Në Klinë dhe Skënderaj është shpallur gjendja e jashtëzakonshme si dhe është pezulluar mësimi në shkolla.

Infrastrultura rrugore dhe tokat bujqësore janë nën ujë, një situatë e përhershme kjo sipas banorëve. Ndërkohë këto janë pamjet në Mitrovicë ku luli Lushta ka dalë nga shtrati duke përmbytur të gjithë zonën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fundjavë pritet të ketë masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikojë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Ndërsa reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë dëbore.

EMISIONET