Eksperti ngre alarmin për grafitet në Kosovë: Të tilla u shfaqën edhe para sulmit në Banjskë, Perëndimi në gjumë

Eksperti ngre alarmin për grafitet në Kosovë: Të tilla u

Sot në katër komunat veriore të Kosovës janë parë grafite të shkruara në mure me mesazhe kërcënuse: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë… Brigada e Veriut është gjallë”.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar në rrjette sociale për mosreagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe pasojat që vijnë nga injorimi i mesazheve të tilla.

Ai shkroi: "Dje, kërcënimi për Kryeministrin e Kosovës, i cili pasi u dekonspirua, gjoja u vu në diskutim nëse ishte i vërtetë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe një pjesë e shqiptarëve. Sot, grafite:"Brigada e Veriut është gjallë" dhe "Kur ushtria të kthehet në Kosovë", sikurse para 24 shtatorit, agresionit në Banjskë.

Gjersa krejt Evropa dhe SHBA janë këtë vit në zgjedhje e ndoshta edhe Kosova, Serbia tashmë s'e ka këtë hall, sepse i ka vjedhur zgjedhjet. Putini po siguron mandat jetësor! Perëndimi në gjumë, e Kosova ku?" ngre zëri Mysliu.

EMISIONET